Rajoni

Tsipras mbledhje urgjente pas mbylljes së kufirit maqedonas për refugjatët

Kryeministri Aleksis Tsipras ka zhvilluar një mbledhje urgjente djeaaa në mbrëmje, pas vendimit të autoriteteve maqedonase për të mos lejuar kalimin e refugjatëve afganë. Në mbledhje janë shqyrtuar lëvizjet e mundshme të Athinës, sa në planin diplomatik, aq edhe në menaxhimin e situatës shpërthyese në vend, nga bllokimi i emigrantëve dhe refugjatëve. Vetëm gjatë së hënës, në Athinë mbërritën me tragete nga ishujt 6000 refugjatë, mes tyre qindra fëmijë. Ata kanë qëndruar nëpër trotuare dhe sheshe, pasi policia nuk i lejoi autobusat të niseshin për në kufirin me Maqedoninë, për shkak të vendimit të autoriteteve të Shkupit. Më pas refugjatët u dërguan në pika të pritjes pranë Athinës. Mijëra refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë të martën në Athinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button