Zgjedhjet lokale 2015

Korçë- Kandidati Mero zotohet për ulje taksash e rritje të punësimit

Kandidati i djathte per bashkine e Korces, Gjergji Mero, ishte sot në një fabrikë mishi dhe sallamerie, e njohur në tregun kombëtar, me një aktivitet prej mëse 20 vitesh.

Gjatë takimit me drejtuesit dhe punonjësit  e kompanisë,  Mero tha se, Bashkia duhet të jetë institucioni më mbështetës i këtyre biznesve që punësojnë me dhjetëra njerëz dhe që nxjerrin në treg produkte serioze, me cilësi evropiane. Kandidati Mero tha se në programin e tij taksat vendore do të ulen 30% për bizneset mëdha dhe të vogla në mënyrë që të mbështetet prodhimi vendas dhe punësimi. Njëherësh, ai shpalosi pikat kyçe të program të tij, ku theksoi se do të ketë një lehtësi të madhe për të punësuarit e rinj.

“Vitin e parë për të punësuarit rishtaz , bashkia do të paguajë sigurimet shoqërore”, u shpreh kandidati Mero, duke garantuar mbështetje dhe konsulta publike me biznesin, për çdo kërkesë dhe shqetësim të tij. Nga ana e tyre, drejtuesit e kompanisë falenderuan dhe vlerësuan tek kandidati Mero ekspertin aleat për biznesin dhe programin e tij ambicioz për zhvillimin dhe nxitjen e biznesit vendas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button