Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Të fokusuar tek problemet e përditshme

Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, sot gjatë prezantimit të programit për infrastrukturën, deklaroi se fushata e tij nuk përqendrohet në “revolucione imagjinare”, por në “problemet e tavolinës së bukës”.

“Nuk premtojmë revolucione imagjinare, por jemi fokusuar në problemet e ‘tavolinës së bukës’. Tema për shkollat, plehrat, ndriçimin, rrugët. Nga ana tjetër, jo vetëm që nuk pranohet debati, por premtohen ato që u premtuan 4 vite më parë”, deklaroi Veliaj.

“Kundërshtarët thonë që do të ulin taksat, por le t’i ulin që sot taksat, kur e kanë ende bashkinë; thonë që do ndërtojnë shkolla, kopshte dhe çerdhe, por nga fondi për këtë punë kanë shpenzuar vetëm 1.6%”, shtoi ai.

“Kemi identifikuar 278 hapësira publike të zëna pranë shkollave dhe kopshteve, që do të lirohen që në orët e para të punës”, premtoi Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button