Zgjedhjet lokale 2015

Lezhë- Tushaj: Jemi drejtimi i duhur sepse kemi projektet e duhura

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”  për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e fshatit Tale.

I shoqëruar dhe nga deputeti i LSI-së, Gjovalin Kadeli dhe deputeti i PS-së, Arben Ndoka, Tushaj garantoi banorët për një zhvillim të sigurtë  të Tales, i cili ndonëse është tepër i pasur me resurse, siç është bregdeti dhe tokat bujqësore, reflekton shumë probleme ekonomiko-sociale.

Në fjalën e tij, Tushaj premtoi përmirësimin e infrastrukturës për fshatin Tale dhe shërbime të standardizuara  me ato të qytetit të Lezhës.

1 (2)“Jemi drejtimi i duhur sepse kemi projektet e duhura, kemi strategjitë e duhura, kemi vizionin e duhur për t’i udhëhequr me modele zhvillimi zonat. Do ta kthejmë vëmendjen pikërisht tek çdo gjë që ju mungon banorëve të Tales, sepse do të standardizojmë shërbimet, njëlloj si në qytetin e Lezhës, ashtu edhe në fshatin Tale apo dhe në njësitë administrative në çdo cep të bashkisë së madhe të Lezhës, në mënyrë që çdo shërbim të jetë i barabartë për qytetarët tanë. Do të ndërtojmë dhe ato qendra komunitare të cilat kanë qenë , por kanë degraduar me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve mundësinë e ndërtimit të një komuniteti”, theksoi Viktor Tushaj.

1 (4)Mbështetje për kandidatin e përbashkët të ASHE-së, dhanë edhe dy deputetët e qarkut të Lezhës, Arben Ndoka dhe Gjovalin Kadeli.

“Unë do t’ju ftoja të gjithëve që votën ta dërgoni aty ku duhet, ta dërgoni atje ku vota juaj të përkthehet në vlerësim për ju, të përkthehet në investim për ju, të përkthehet me hapësirë për këtë rini e cila sot e gjen veten inferiore ndaj çdo shërbimi i cili ka qenë shumë i pakët,  sidomos në këtë zonë”, tha Gjovalin Kadeli.

Gjatë bashkëbisedimit, banorët e fshatit Tale shprehën mbështetjen për kandidatin e  “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj, duke e vlerësuar si njeriun e duhur për t’i dhënë zhvillimin e duhur të gjithë zonës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button