Zgjedhjet lokale 2015

Bazhdari: Shfrytëzim resurseve natyrore; Ademi me pedagogët: Ndërhyrje konkrete në arsim

Kandidatja e majtë për bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari është takuar me qytetarët e bllokut të banesave pranë shkollës pyjore.

Ajo ka premtuar krijimin e mundësive për tu ofruar qytetarëve shanse të barabarta dhe shfrytëzim të resurseve natyrore të Shkodrës, me investime për nxitjen e zhvillimit ekonomik të zonës.

Në këtë takim Bazhdari vuri theksin tek shkëputja nga politika e gabuar dhe konfliktuale ku nuk është ofruar as minimumi i trasparencës.

Më pas ajo është takuar me artistët e Shkodrës, ku ka premtuar politika mbështetëse kryesisht për artistet e rinj, në mënyrë që arti të kthehet në promotor të zhvillimit kulturor dhe ekonomik.

Bazhdari theksoi se  investimi për artin dhe kulturën do përqëndrohet te kapacitetet njerëzore, te idetë pavarësisht se në program përfshihen disa investime të domosdoshme  që do gjejnë zbatim nëpërmjet mbështetjes së qeverisë.

Ndërkohë, kandidatja e së djathtës, Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi”. Në fjalën e saj, Ademi është shprehur se bashkia e re do të bëjë ndërhyrje konkrete në arsimin e lartë, që sipas saj do të ndihmojnë në zhvillimin e tij.

“Ndërhyrjet konkrete që do të bëhen përsa i përket bashkëpunimit me stafet akademike dhe universitetin janë krijimi i fondit për kërkimin shkencor, praktika profesionale pranë institucioneve publike dhe fondi për studentët e ekselencës”, ka thënë Ademi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button