Rajoni

Masakrat me 17 të vrarë në Beograd/ Serbia amnisti për dorëzimin e armëve të paligjshme deri më 8 qershor

Gjatë fundjavës u mbajtën funeralet për viktimat e sulmit në një shkollë të Beogradit të mërkurën dhe atij në një zonë rurale në jug të kryeqytetit serb të enjten mbrëma. Sulmet, në të cilat u plagosën edhe 21 persona, kanë shkaktuar panik dhe ankth në vendin ballkanik.

Serbia është e mbushur me armë dhe kryeson listën e vendeve evropiane me numrin më madh të armëve të regjistruara për banor dhe është e njohur për situatat e krizës pas luftërave të viteve 1990 që shkaktuan shpërbërjen e Jugosllavisë.

Në vitin 2013, një veteran i luftës vrau 13 persona. Autori i sulmit në shkollën e Beogradit është një nxënës 13-vjeçar, i cili vrau shtatë vajza, një djalë dhe një roje shkolle.

Një ditë më vonë, një 20-vjeçar qëlloi në drejtim të njerëzve në dy fshatra të Serbisë qendrore, duke vrarë tetë persona. Autoritetet i kanë arrestuar autorët e të dyja sulmeve.

Pas incidenteve, autoritetet premtuan se do të ashpërsonin masat ndaj armëve dhe do të rrisnin sigurinë në shkolla dhe në të gjithë vendin.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që kanë armë pa leje që t’i përgjigjen kësaj thirrjeje, të shkojnë në rajonin më të afërt të policisë dhe të dorëzojnë armët për të cilat nuk kanë dokumente të duhura”- tha zyrtarja e policisë Jelena Lakiçeviç, raporton VOA.

Zonja Lakiçeviç tha se dorëzimi vullnetar vlen për të gjitha armët e zjarrit, pajisjet shpërthyese, pjesët e armëve dhe municionet që njerëzit i mbajnë në mënyrë të paligjshme në shtëpitë e tyre.

Serbia nuk është përballur plotësisht me rolin e saj në luftërat e viteve 1990, kriminelët e luftës konsiderohen kryesisht si heronj dhe grupet minoritare vazhdimisht përballen me ngacmime dhe ndonjëherë edhe dhunë fizike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button