Ekonomia

Gjiknuri kërkon “kohë” dhe “mospolitizim” për tërmetet e Bankers

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri në fjalën e mbajtur mbrëmë u ndal edhe tek problematika e lëkundjeve në zonën e Zharrëzës.

Ne të paktën si qeveri bëmë një gjë të mundur, arritëm të detyrojmë kompaninë Bankers Petroleum që të investonte për vendosjen e sismomatësave të cilët i administrojmë ne e përmes të cilëve bëhet matja e sizmikës. Ka patur mbi 889 ngjarje lëvizje sizmike të një magnitude nga 0.3 deri në 3 ballë çka ka sjellë shqetësime edhe tek banorët. Haset vështirësi për investigimin nëse ka lidhje me aktivitetin hidrokarbur apo jo. Ne kemi dyshimet tona, të paktën këto të dhëna paraprake na kanë dhënë një mundësi të fokusojmë një investigim aty ku duhet”,u shpreh ministri Gjiknuri.

Sipas tij, patjetër nuk duhet politizuar ky problem dhe se procesi këtkon kohë.

Nuk duhet të politizohet ky problem, aq më tepër kur kjo qeveri u tregua e përgjegjshme për të instaluar pajisjet dhe detyruar kompaninë të ndajë të dhëna dhe jo si më parë kur shteti ishte i shurdhër dhe banorët detyroheshin të sulmonin asetet e kompanisë, çka është një ngjarje jo e dëshirueshme”, nënvizoi Gjiknuri.

Dua të sqaroj qytetarët e Fierit, vijoi ai, se këtij procesi do ti shkohet deri në fund. Por kjo sipas ministrit “do kohën e vet pasi është një proces i vështirë shkencor e teknologjik”.

Ne si ministri nuk i kemi ato mundësi, Instituti i Gjeoshkencave ka gjithashtu kapacitete të limituara por me rëndësi është që na ka dhënë një pasqyrë për gjithë lëvizjet sizmike. Kjo është një bazë e mirë dhe e nevojshme që ne të mund të marrim ekspertizë ndërkombëtare dhe të investigojmë nëse ka lidhje aktiviteti hidrokarbur me lëvizjet sizmike e deri në çfarë shkalle, në mënyrë që të nxjerrim përgjegjësitë qoftë për kompaninë apo qoftë edhe për shtetin”, theksoi ministri.

Në vlerësimin e tij, kjo është e vetmja mënyrë dhe kërkoi mirëkuptim e jo spekulim politik.

Industria gjithmonë ka probleme, sektori energjitik apo industrial ka shqetësimet e veta edhe në komunitet. Me rëndësi është që sëbashku të gjejmë adresimin e duhur sepse nuk kemi qëllim as të frikësojmë investitorët por njëkohësisht edhe të përgjigjemi para popullatës siç duhet”, konstatoi ministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button