Rajoni

Rumen Radev përpara së përditshmes “Mond: Bullgaria nuk duhet të jetë armike e Rusisë

Në një intervistë për gazetën e përditshme franceze “Mond”, të botuar sot, pyetjes a do të ketë ndryshime në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian dhe NATO-s, presidenti i porsazgjedhur i Bullgarisë Rumen Radhev përgjigjet se, gjatë kohës së fushatës parazgjedhore ai dhe zëvendëspresidentja e ardhshme Iliana Jotova kanë mbrojtur një pozitë të qartë: Bullgaria është një anëtare luajale e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. “Historikisht si dhe nga ana kulturore Bullgaria gjithmonë ka qenë evropiane. Ajo zgjodhi një rrugë stabile dhe të qëndrueshme të një zhvillimi proevropian . Nuk do të devijojmë prej saj.Duam të afirmohemi si një partner më shpresëdhënës në NATO. Por kjo nuk do të thotë, se Bullgaria duhet të jetë armike e Rusisë, me të cilën kemi interesa të rëndësishme ekonomike”. Pyetjes se përse është “për” ngritjen e sanksioneve kundra Rusisë, Radev thotë: “Sanksionet nuk janë një zgjidhje të problemit. Ato janë në dëm të Rusisë, por po kështu dhe të Bashkimit Evropian. Për ekonomitë e forta ka nuk është problem, por për ekonominë e brishtë si ajo bullgare është problem. Kjo çon deri në pasoja të drejtpërdrejta në bujqësi. Mbyllen firma bullgare , humbasin vende pune.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button