Kronika

Shpërndahen 250 leje legalizimi në Kombinat, Tahiri: Asgjë nuk bëhet brenda natës

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Artan Lame, shpërndanë sot 250 leje legalizimi në zonën e Kombinatit, në Tiranë.

Ata ftuan të gjithë banorët që kërkojnë të mbyllin këtë proces, të bëhen bashkëpunues me institucionet.

“Në këtë zonë ka akoma shumë legalizime për t’u bërë, shumë familje që e presin procedurën. Ka shumë familje që ende janë duke plotësuar dokumentacionin. Flisni me ta për të plotësuar, për të ardhur në zyrat tona, për të shkuar të zyrat e Njësisë Administrative kur ka nevojë për të marrë dokumente nga njësia për t’i plotësuar dosjen.

Thuajuni – ne vajtëm, morëm dhe mbyllëm procesin e legalizimit, shkoni dhe ju aplikoni dhe ndiqni procedurat, plotësoni dosjet, – sepse vetëm bashkë mund ta çojmë procesin përpara. Ne nga zyra dhe ju nga shtëpia nuk i legalizojmë dot. Bashkërisht siç e bëmë deri më sot do vazhdojmë dhe më tutje”, tha Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t.

Sot në të gjithë qarkun e Tiranës janë bërë rreth 20 mijë legalizime, ose 6 herë më shumë, sesa janë bërë në 8 vitet e qeverisë Berisha.

Ajo që kemi bërë në këto 3 vjet është prova më e mirë, për t’u bashkuar dhe bërë më shumë më tej.

Secili prej jush e di sesa e vështirë ishte jeta. Në çdo familje ka probleme. Çdo familje mundohet dhe me sakrificë t’i zgjidhë pak nga pak, çdo ditë, asgjë nuk bëhet brenda natës, dhe aq më pak punët e mëdha nuk bëhen as brenda muajit dhe as brenda vitit. Ndaj duhet kohë. Mbi të gjitha duhet kohë dhe besimi juaj”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button