Rajoni

Turqia dëbon nëntë britanikë që po largoheshin drejt Sirisë

Turqia dëboi sot nëntë britanikë të arrestuar në përpjekje për të shkuar në Siri për t’iu bashkuar xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik (EI), njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Anadoli Agency”.

ilan_aa_625_eng-jpg20130620094229Dy gra dhe tre burra u ndaluan më 1 prill në rajonin e Hatay në jug të Turqisë, me katër fëmijë ku njëri prej tyre ishte një foshnjë 1 vjeç.

”Shtetasit britanikë u dërguan në Adana, ku duhet të marrin avionin për Antalia dhe të nisen për në Britaninë e Madhe”, theksoi agjencia zyrtare e lajmeve ”Anadoli Agency” duke shtuar se ata kishin marrë një masë ndalimi për të qëndruar në Turqi.

Çështja shkaktoi shumë zhurmë në Britani kur u zbulua se njëri prej fëmijëve ishte djali i një të zgjedhuri lokal laburist, Shakil Ahmed.

Turqia është akuzuar shpesh nga partnerët e saj perëndimorë se nuk ka penguar flukset aktuale të kandidatëve për xhihad për t’iu bashkuar Shtetit Islamik, që kontrollon pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri deri në kufirin turk.

Turqia kohët e fundit ka forcuar kontrollet kufitare dhe dëboi muajin e kaluar për në Britani një grua dhe tre adoleshentë britanikë të dyshuar për t’iu bashkuar grupeve xhihadiste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button