Kosova

Hahn: Demarkacioni me Malin e Zi, në interes të të dyja vendeve

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, deklaroi sot në Prishtinë se “duhet të zgjidhet sa më parë çështja e demarkacionit me Malin e Zi, pasi është në interesin e të dyja vendeve për të ecur drejt perspektivës evropiane”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Hahn tha se fokus i të dyja vendeve duhet të jetë perspektiva evropiane.

“Sa më parë që t’i zgjidhni këto konflikte aq më mirë, sa më shumë zgjasin aq më keq është për të dyja vendet. Është në interesin e të dyja vendeve që t’i zgjidhin këto çështje për të ecur drejt perspektivës evropiane. Qëllimi i juaj përfundimtar duhet të jetë të hyni në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Komisioneri evropian Hahn tha se “të gjithë përfaqësuesit politikë në Kosovë duhet të luajnë rolin e tyre dhe të jenë të bashkuar drejt rrugës evropiane të Kosovës”.

“Do të kem takime edhe me udhëheqësit e opozitës, sepse dëshiroj që të kenë një platformë të përbashkët sa i përket perspektivës evropiane. Zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë fokus i të gjithëve”, tha Hahn.hanh-170516

Lidhur me MSA-në, Hahn pohoi se Kosova do të ketë në dispozicion 300 milione euro, për të akomoduar komunitetin e bizneseve me sfidat që dalin nga MSA-ja.

Në fushën e gjyqësorit, sipas Hahn-it, institucionet duhet të angazhohen në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Stafi i gjyqësorit duhet të plotësohet me njerëz të kualifikuar dhe vendimet e gjykatave duhet të merren me kohë. Të gjithë këto do të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të vendit”, tha Hahn.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button