Ekonomia

Letrat e borxhit të qeverisë, Financat lajmërojnë fundin e interesave të uëlta

Parashikimet e normave të interesit për periudhën afatmesme flasin për një rritje graduale (duke filluar nga viti 2018), por gjithsesi nën mesataren historike, parashikon Ministria e Financave në lidhje me pritshmëritë e borxhit për dy vitet në vijim.

Sipas analizës së qeverisë,  nivel më të lartë rritjeje pritet që të ketë në segmentin e instrumenteve afatshkurtra (bonove të thesarit) si edhe në segmentin e instrumenteve me norma të ndryshueshme, spread-i i të cilave është subjekt indryshimit në normat e bonove të thesarit 12 mujore.

Siç është vërejtur edhe ketë vit interesat në ankandet për bonot me afat maturimi 12 mujor kanë regjistruar rritje gjatë muajve të fundit. Interesi i bonos 12 mujor arriti në ankandin e fundit 2.72%, duke u rritur me 0.12 pikë përqindje në krahasim me ankandin e datës 5 dhjetor.

Në prill 2017 interesi i bonos 12 mujore preku nivelin më të ulët të vitit me 1.58%.

Ndërkohë, në tregun e jashtëm, situata nuk paraqitet shumë e qartë për shkak të divergjencave në politikat monetaretë BQE dhe Rezervës Federale.

BQE synon të vijojë me politikat lehtësuese, ndërkohë që Rezerva Federale pritet të rrisë normat e interesit me qëllim normalizimin e politikavemonetare.

Në këto kushte, vlerësimet aktuale për periudhën afatmesme parashikojnë një rritje të moderuar të normave të interesit, kryesisht në segmentin e instrumenteve me norma interesi tregtare.

Kursi i këmbimit të monedhës vendase kundrejt monedhës Euro, që është dhe monedha me peshën më të lartë në portofol, aktualisht është i mbiçmuar dhe pritet që të shuhet gradualisht duke ardhur drejt mesatares historike.

Ministria e Financave pohon se politika monetare do të vazhdojë të mbetet në kahun lehtësues gjatë periudhës afatmesmedhe intensiteti i stimulit monetar nuk do të ulet përpara tremujorit të parë të vitit 2018.

Pritshmëritë e treguesve fiskal sinjalizojnë një rënie graduale të nevojave për financim në periudhën 2018-2020, duke i dhënë mundësi përmirësimit të rrezikut fiskal dhe duke qenë në linjë me angazhimin e Qeverisë për uljen e borxhit publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button