Kosova

Thaçi: Noli, i pakrahasueshëm në të gjitha sferat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar veprimtarinë e shkrimtarit Fan Stilian Noli, me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së tij.

tha-ccedil-i-noli-i-pakrahasuesh-euml-m-n-euml-t-euml-gjitha-sferat_hdThaçi, përmes llogarisë së tij në Facebook, ka theksuar se Noli ka luajtur rolin e një protagonisti të pakrahasueshëm si në politikë, leterësi, kulturë, gjuhësi, histori dhe fe.

“Më 6 janar të vitit 1882 ka lindur një prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë së popullit, Fan Stilian Nolin. Po e shënojmë përvjetorin e ditëlindjes së Nolit në një kohë kur shqiptarët janë më të lirë e më të begatë dhe kur përpjekjet dhe kontributet e tija të shumëfishta për lirinë, zhvillimin dhe kulturën e popullit tonë janë duke u kurorëzuar me sukses. Ai njihet jo vetëm si njeri i aksionit politik dhe mjeshtër i letrave por edhe si ideator dhe themelues i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Në këtë ditë ne përulemi me mirënjohje para veprës së tij, pasi si pak të tjerë, Noli ka luajtur rol një protagonist e të pakrahasueshëm njëkohësisht në politikë, letërsi, kulturë, gjuhësi, histori dhe fe”, (sic) ka shkruar Thaçi në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button