Ekonomia

OSHEE shpall gjendjen e emergjencës: Po punojmë për rikthimin e energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shpallur gjendjen e emergjencës brenda kompanisë pas analizës së situatës së krijuar në zonën juglindore ku si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji disa komuna e bashki.

energjia“Rreth 22 grupe pune ku bëjnë pjesë 150 punonjës të 6 drejtorive rajonale, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier po punojnë për stabilizimin e gjendjes”, bëhet e ditur nga OSHEE.

Në qytetin e Librazhdit është ngritur Shtabi i Emergjencës i drejtuar nga Drejtori i Departamentit të Shpërndarjes Petraq Lika.

Përgjatë dy ditëve të shkuara është arritur që të rikthehet energjia elektrike për 4508 abonentë.10917890_1616287158595311_3398640863672460455_n

Sipas OSHEE-së është bërë identifikimi i abonentëve pa energji si dhe janë hartuar programet e punës për kthimin e energjisë sa më shpejt të jetë e mundur për të gjithë abonentët.

OSHEE njofton se për shkak të motit të keq si pasojë e temperaturave të ulëta dhe rrugëve të bllokuara nga bora dhe ngrica, mbeten problematike zonat Qarrishta, Stërbleva, Sopoti, Gurakuqi, Stravaj.

Kompania OSHEE siguron të gjithë abonentët se do të bëhen të gjitha përpjekjet për kthimin sa me shpejt te energjisë elektrike deri në abonentin më të largët dhe më të fundit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button