Kronika

Shkodër, Lu në restaurimin e Shkollës Speciale: Mbështetje arsimit

Ambasadori Donald Lu inaguaroi këtë të enjte në qytetin e Shkodrës rikonstruksionin e Shkolles Speciale “3 Dhjetori”, një shkollë kjo për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ky projekt është financuar nga Zyra e Ndihmave Humanitare e Komandës Amerikane për Europën, me një fond prej 450 mijë dollarësh.

“Jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me këtë shkollë për të ofruar një mjedis frymëzues studimi për 91 fëmijët që mësojnë këtu. Zyra jonë e bashkëpunimit ushtarak i organizon këto projekte për të mbështetur komunitetin në Shqipëri dhe për të ndihmuar në marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij amerikan. Përmes këtij programi kemi përmirësuar spitalet e Shqipërisë dhe po riparojmë shkollat në Kuçovë, Vlorë, Vaun e Dejës dhe tani në Shkodër”, deklaroi ambasadori Lu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button