Ekonomia

Strehimi social, Gjermeni: Sa apartamente do të ndahen

Zbardhet plani i qeverisë për strehimin social për këtë vit. Në takimin me krerët e 61 bashkive, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, njoftoi ndërtimin e të paktën 160 apartamenteve të reja, si dhe fondin e vënë në dispozicion për bonuse të përkohshme strehimi e grante të menjëhershme.

Sakaq, u kërkoi bashkive që të mos presin vetëm nga qeveria, por të buxhetojnë vetë fonde për strehimin. Risia e këtij viti në programin për banesat sociale ka të bëjë me kthimin ose përshtatjen për banim të objekteve në pronësi të bashkive.

Për këtë qëllim është ndarë një fond prej 120 milionë lekësh, i cili do të shkojnë për ndërtimin e 135 apartamenteve në disa bashki të ndryshme të vendit.

Familjet në nevojë do të duhet të aplikojnë me dokumentet përkatëse në një moment të dytë direkt në bashki.

Ndërsa ligji i ri për strehimin social shumë shpejt do të shkojë në Kuvend, ministrja Gjermeni bëri me dije se një kohë të afërt do të mundësohet në një regjistër dixhital numri i saktë i të pastrehëve në të gjithë vendin.

Bonuset e qirave dhe grantet e menjëhershme janë dy forma të tjera parashikuar në programin social të qeverisë për këtë vit. Me buxhetin e flokuar për 2017 thuajse do të dyfishohet numri i përfituesve dhe vlera e masës së bonusit të strehimit, krahasuar me një vit më parë.

Kështu, 210 familjeve do t’u subvencionohet një pjesë e qirasë, e cila varion nga 50-100%.

Sakaq, grante të menjëhershme këtë vit do të përfitojnë vetëm 20 familje, nga 35 të tilla vitin e kaluar. “Për vitin 2017 do të garantojmë ofrimin e grantit të menjëhershëm për shlyerjen e kredisë së përfituar të banesës me kosto të ulët në masën 50-100% të vlerës së banesës për 20 familje me statusin e jetimit, apo person me aftësi të kufizuar”, deklaroi ministrja Gjermeni.

Një tjetër program buxhetor është rikonstruksioni i banesave të komunitetit rom dhe egjiptian, i cili është tashmë në vitin e katërt të zbatimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button