Kronika

Gjykatësit e Vlorës përkujtojnë Skerdilajd Konomin

5 vite më parë, gjyqtari Skerdilajd Konomi u vra në një atentat tipik mafioz në bulevardin e qytetit të Vlorës. Vrasja nuk është zbardhur dhe ekzekutuesit apo porositësit e saj janë ende të lirë.

Në këtë përvjetor, kolegët e Skerdilajdit dhe të afërmit e tij kanë vendosur tufa me lule dhe qirinj në vendin ku 5 vite më parë shpërtheu një bombë e telekomanduar në automjetin me të cilin udhëtonte gjyqtari.

Kreu i Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci tha: “Me ndryshimin e sistemit të drejtësisë, shpresojmë të bëhet një hetim i mirëfilltë për vrasjen e Konomit”.

Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje vijojnë ende, por me gjithë premtimet për zbardhjen e saj, vrasja e gjyqtarit është një nga ngjarjet e errëta që kërkon një përgjigjje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button