Kronika

Vazhdojnë shembjet në Rrugën e Kombit

Shembjet në Rrugën e Kombit vazhdojnë, ndërkohë që është rritur ndjeshëm rreziku për aksidente si pasojë e këtyre shembjeve, shkruan sot Koha Ditore.rruga=kombit

Pas shembjeve masive në aksin Kukës-Fushë-Dukagjin, në zonën e Kukësit, rrëshqitjet kanë filluar edhe në zonën e Mirditës, madje në këtë të fundit situata paraqitet edhe më e rëndë.

Ky shqetësim është ngritur në nivele alarmante nga firma kontraktuese “Sterkaj”që mirëmban segmentin nga Thirra në Rrëshen. Drejtori i kësaj firme, Leonard Kiri, thotë se nuk ka pasur asnjë reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndonëse janë njoftuar në vazhdimësi për gjendjen e rrugës. Sipas tij nëse nuk do të ketë ndërhyrje, atëherë gjendja do të precipitojë. “Në pjesën e skarpateve dhe tarracave që janë bërë në rrugë situata është shumë e rënduar. Ato janë mbushur plot me materiale inerte e dhera. Nga kilometri i 8-të deri në atë të 41-të në aksin Rrëshen-Thirrë (tunel) është një situatë tepër
e rënduar”, thotë drejtori Kiri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button