Ekonomia

Paratë e burgut, Xhaçka: Dëmshpërblimet, brenda afatit

Shpërndarja e këstit të shtatë të dëmshpërblimit për 2.000 ish-të burgosur politikë nuk ka përfunduar ende, pasi 400 persona kanë mungesë dokumentacioni në dosjet e tyre.

Sipas ministres së Mirëqënies Sociale, Olta Xhaçka, procesi do të mbyllet pas rimbursimit të personave të mbetur, që sipas saj, duhet të dorëzojnë dokumentet e munguara brenda afatit, për t’i hapur rrugën këstit të tetë.

“Paralelisht me këstin e shtatë po punojmë edhe për të tetin. Është një proces me shumë përgjegjësi sepse kemi të bëjmë me një kategori që ka vuajtur shumë dhe meriton respekt dhe transparencë për këtë proces. Numri i përfituesve edhe për këstin e tetë do të jetë rreth 2 mijë vetë”, deklaron Xhaçka.

Për të katërtin vit radhazi, qeveria akordon 2 miliardë lekë në vit për të paguar ish-të dënuarit politikë për persekutimin gjatë regjimit komunist.

“Mbas ndryshimeve ligjore të bëra në mars, të gjithë ata ish-të dënuar që nuk kanë përfituar asnjë këst deri tani kanë të drejtën të dorëzojnë kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë deri në fund të vitit 2017, për t’u futur në skemën e pagesës”, thotë Xhacka.

Kur kanë mbetur rreth 2 muaj nga përfundimi i mandatit të parë 4-vjeçar, qeveria po përgatitet edhe për dorëzimin e parave të fundit pas shpërndarjes së këstit të tetë.

“Për t’i paraprirë një vakumi ligjor që mund të lindë për ata që i kanë përfituar këstet por që mbetet një shumë e vogël për t’u shlyer, po ngremë një grup ndërinstitucional pune për të bërë të gjitha ndryshimet ligjore”, shton Xhaçka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button