Kronika

Kapet kamioni shqiptar me 50 kg heroinë në Turqi, arrestohen pesë persona (VIDEO)

Autoritetet turke kanë kapur rreth 50 kg heroinë në një kamion me targa shqiptare.

droga-e-turqise-300x173Agjencia e lajmeve Milliyet bën të ditur se droga u gjet në makinën që transportonte hidro-sanitare, lavamanë dhe rubineta dushi.

Gjatë qëndrimit në doganën Halkali të Stambollit kamioni u kontrollua nga qentë anti drogë, të cilët nuhatën prezencën e pluhurit të bardhë.

“Nga analiza paraprake që i është bërë drogës rezulton se ajo është heroinë. Nga kontrolli rezultoi gjithashtu se droga me peshë rreth 50 kg ishte paketuar në 98 pako. Prokuroria në përputhje me udhëzimin, sekuestroi drogën si dhe konfiskoi makinën me targa shqiptare. Pesë persona janë të dyshuar si trafikatë të drogës dhe janë arrestuar”, thuhet në shkrimin e mediave turke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button