Rajoni

Bullgaria kërkoi 160 miliona euro për përballimin e problemit me migracionin

Bullgaria i dërgoi zyrtarisht Komisionit Evropian një kërkesë zyrtare për ndihmë prej 160 miliona eurosh për kapërcimin e krizës së refugjatëve. Në dokumentin e hartuar nga Ministria e Punëve të Brendshme janë përshkruar 5 projekte – për rinovimin e pajisjes teknike për kontroll kufitar, për zgjerimin e aftësive për vëzhgim të integruar, për modernizim të sistemeve për komunikim dhe për informacion dhe për përforcimin e kapacitetit kombëtar në fushën e strehimit. Kërkesa financiare është nga fondi “Siguria e Brendshme” dhe fondi “Strehimi, migracioni dhe integrimi” i BE-së. Brenda një afati të shkurtër Komisioni në Bruksel duhet të shqyrtojë shumën e kërkuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button