Kronika

Tahiri: Së bashku kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi sot strategjinë e luftës kundër trafikimit të personave dhe planin e veprimit për periudhën 2014-2017.

tahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri i pranishëm në konferencën ku dhe u prezantua strategjia e re bëri të ditur se ky dokument na fton të gjithëve të bashkëpunojmë ngushtë për të mposhtur skllavërinë moderne, siç cilësoi Tahiri, trafikimin e qenieve njerëzore.

Sipas Ministrit të Punëve të Brendshme ky është një fenomen që kërkon angazhimin e të gjithëve, bashkëpunim të thellë mes institucioneve dhe sensibilizim më të lartë të shoqërisë civile. “Do të ishte një nder i madh për trafikantët sikur këtë fenomen ta trajtonim si problem të disave, prandaj ne duhet që ta shohim në sy këtë fenomen dhe të jemi të gjithë bashkë përballë trafikantëve, pasi problemi është i të gjithëve”, nënvizoi Tahiri.

Kreu i dikasterit të brendshëm shtoi se prioritet i qeverisë është të radhisim Shqipërinë në vendet e suksesshme në luftën ndaj trafikimit të qënieve njerëzore. “Gjatë këtij viti pune kemi hartuar planin e veprimit, strategjinë si dhe kemi ndërmarrë një sërë masash, duke modernizuar infrastrukturën etj, çka solli në një kohë rekord daljen e vendit tonë nga vendet nën vëzhgim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, sa i takon dhe luftës ndaj këtij fenomeni.

Gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017
Gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017

Ministri Tahiri bëri të ditur se dokumenti strategjik i miratuar nga qeveria 1 javë më parë ka në thelb të tij 4 shtylla ku bazohet dhe është hartuar në bashkëpunim me 22 institucione, të cilat do të jenë edhe aktorë të rëndësishëm në jetësimin e këtij plani veprimi. “Shtylla e parë do të jetë forcimi i strukturave që do të bëjnë ndjekjen penale. Pasi trafikuesit dhe kush mendon të realizojë një trafikim duhet të dijë se risku për t’u prangosur është i lartë, më i lartë edhe se fitimi nga ky biznes i jashtëligjshëm. Së dyti, vijoi Tahiri, mbrojtja dhe asistimi i viktimave drejt riintegrimit në shoqëri. Kjo pjesë, nënvizoi Tahiri, është mjaft e rëndësishme në krjimin e mjedisit të përshtatshëm të besueshmërisë dhe udhës së duhur që viktimat të kenë kurajo të bëjnë denoncime. Së treti, shtoi Tahiri, është Parandalimi. Me parandalim nënkuptojë forcën ndërëhyrëse të Policisë, bashëkpunimin me qytetarët dhe organizatat e ndryshme civile që do të ndihmojnë në identifikimin e rasteve të cilat kanë premisa për të ushtruar trafikim. Së kartëri, që është mjaft i rëndësishëm, është dhe bashkërendimi i punës së institucioneve, të cilat duhet të jenë përballë këtij fenomeni”, vijoi Tahiri.

Gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017
Gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017

Ministri i Brendshëm në fjalën e tij theksoi se kjo strategji prek dhe dy problematika mjaft të rëndësishme, si azilkërkuesit dhe dhuna seksuale. Sa i takon kësaj të dytës, Tahiri bëri të ditur se është një fenomen i cili luftohet duke bashkëpunuar me të gjitha hallkat e shoqërisë, pasi kështu mund të zbulojmë dhe dimensionin e vërtetë të këtij fenomeni tjetër. Sa i takon azilkërkuesve është vënë re një rritje e kërkesave për azil me argumentin e dhunës seksuale. Për këtë, Ministri i Punëve të Brendshme tha se në Angli kanë kërkuar azil 97 persona nën argumentin e dhunës seksuale, kur në të vërtetë vetëm katër prej tyre ishin dhunuar seksualisht, prandaj dhe për këtë kemi menduar ndërhyrje. Ministri Tahiri bëri të ditur se do të dënohen të gjithë ata prindër të cilët udhëtojnë jashtë me fëmijët e kthehen vetëm në vend, duke i lënë të miturit në kushërinjtë jashtë vendit, pasi dhe ky është kthyer në një model në rritje popullariteti.

Ambasadori Aleksandër Arvizu sugjeroi një rritje të bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë, si dhe OJQ-ve të cilat interesohen në çështjet e trafikimit. “Ne shpresojmë që të shohim më shumë bashkëpunim midis hetuesve, prokurorëve dhe sistemit gjyqësor për të rritur numrin e ndjekjeve penale dhe dënimeve për autorët e trafikimit. Ne shpresojmë të shohim një numër më të madh viktimash të identifikuara dhe të ndihmuara. Ne do të donim të shihnim rritje në fondet ndaj organizatave joqeveritare që strehojnë dhe ofrojnë shërbime e ndihmë për viktimat… Në fund të ditës, kjo është një luftë për të mbrojtur dinjitetin thelbësor njerëzor. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të mbështesim qeverinë shqiptare dhe shoqërinë civile për të bërë pikërisht këtë gjë, prandaj dhe kemi dhënë në Shqipëri rrreth 450 mijë dollarë për të luftuar këtë fenomen”, nënvizoi Arvizu.

Gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017
Gjate prezantimit te Strategjise kunder trafikimit te qenieve njerezoer dhe planit te veprimit 2014-2017

Nga krahu tjetër, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig u shpreh se strategjia përmban objektiva të rëndësishëm dhe veprime që qartazi tregojnë se akoma kemi shumë për të bërë për të ndërtuar një urë lidhëse midis retorikës dhe veprimit. Strategjia me të drejtë trajton shtyllat kryesore të luftës kundër këtij fenomeni kompleks: parandalimin, mbrojtjen e viktimave dhe ndjekjen penale të trafikantëve. Masat “e çastit’ që i bëjnë një interpretim të cekët problemit, thjesht thellojnë shkeljen e mëtejshme të të drejtave të personave të trafikuar.

“Trafikimi përfshin mashtrimin, keqtrajtimin dhe shfrytëzimin afatgjatë të një personi, të mitur apo të rritur. Kjo mund të jetë e vështirë për t’u dalluar. Gjithsesi, është përgjegjësi e institucioneve që t’i trajtojnë çështjet strukturore siç është vulnerabiliteti ndaj shfrytëzimit dhe të krijojnë një mjedis ku trafikimi nuk mund të ekzistojë. Kjo kërkon përpjekje të koordinuara”, tha Raunig.

Sipas tij, vetëm një qasje e koordinuar dhe bashkëpunimi mund të sigurojë mbrojtjen e duhur për viktimat e trafikimit dhe t’u japë atyre mundësinë për të rindërtuar jetën.

Raunig tha më tej se, Prezenca e OSBE-së ka zgjedhur luftën kundër trafikimit të fëmijëve si një prej aktiviteteve kryesore të vitit 2014. “Qëllimi ynë ishte të theksonim jo vetëm detyrimin ligjor, por dhe përgjegjësinë morale që kemi të gjithë ne për të mbrojtur pa dallim çdo fëmijë që mund të shfrytëzohet ose është i shfrytëzuar”, tha ai.
“Prezenca e OSBE-së do të vazhdojë të ofrojë mbështetjen e saj ndaj Koordinatorit Kombëtar Anti-Trafikim, shoqërisë civile dhe institucioneve të tjera për të ndihmuar zhdukjen e trafikimit të qenieve njerëzore në vend”, përfundoi Raunig.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button