Kronika

Dhunë ndaj punonjësve të policisë, 3 të arrestuar

Tre persona janë vënë në pranga të policisë në Fushë Krujë pasi kanë kanosur dhe goditur me grushte dy punonjës të policisë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Armando Stafasani, 25 vjeç; Klajdi Stafasani, 28 vjeç; si dhe Gentian Albrahimi, 21 vjeç, të tre banues në Fushë Krujë.

Sipas policisë, shtetasit e mësipërm, në qendër Fushë-Krujë, me mjetin tip Smart, me drejtues shtetasin Klajdi Stafasani, kanë qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë dhe me xhama të zinj, nuk i janë bindur urdhërit të Punonjësve të Policisë që të ndalojnë. Menjëherë, efektivët e policisë i janë vënë në ndjekje duke bërë të mundur kapjen e tyre. Shtetasi Klajdi Stafasani ka tentuar ta godasë me kaçavidë njërin nga punonjësit e policisë. Në vijim i kanë kundërshtuar, kanosur  dhe goditur me grushte efektivat G.H. 35 vjeç,  banues në Tiranë dhe D.Ç. 22 vjeç, banues  në Fushë-Krujë.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan, policia i sekuestroi të arrestuarve dy automjete, një Smart me targa AA 771 LP dhe një Golf me targa AA 800 NF, si dhe një kaçavidë.

Shtetasit e mësipërm janë persona me precedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button