Ekonomia

Ahmetaj: Ja pse ulëm TVSH-në për turizmin

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj shpjegoi arsyet se pse Qeveria vendosi të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për turizmin nga 20 në 6 përqind.

“Ulja e TVSH-së në sektorin e turizmit na sjell në nivele konkurruese me vendet e tjera të rajonit, por edhe më të gjitha vendet e tjera që kanë ekonomi të fortë turizmi dhe përmes kësaj mase ne synojmë që t’i japim këtij sektori një impuls të ri”, thotë ai.

Por kreu i financave parlajmëroi se pas lehtësimit të taksave, Qeveria nuk do të tolerojë më informalitet në këtë sektor.

“Pas kësaj mase do të nisë një fushatë e gjerë formalizmi në bashkëpunim me vetë industrinë e turizmit”, shprehet Ahmetaj.

Vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 1 miliardë e gjysmë euro nga turizmi, duke shënuar një rekord historik.

“Turizmi i kombinuar me një industrializim të lehtë të sektorëve prodhues besoj që do të kalojë zhvillimin ekonomik shqiptar nga stadi ku jemi sot në një stad tjetër më të lartë zhvillimi dhe në mandatin e dytë të rritemi me 5.5 përqind në vit”, deklaron ministri i Financave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button