Kronika

Vlorë, përmbyset automjeti; aksidentohen turistët italianë

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor paraditen e së shtunës në Vlorë, në aksin që të çon tek Uji i Ftohtë.

Nga informacionet e fundit mësohet se, një prej automjeteve është përmbysur, por për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Autoritetet lokale njoftojnë se makina në fjalë është tip “Benz” me targë “CN 174 AH”, në të cilin udhëtonin disa turistë italianë.

Ndërkohë, automjetet e tjera të përfshira në aksident janë një tjetër “Benz” me targë “AA 040 LU” dhe një “Toyota” me targë “VL 1600 C”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button