Kronika

Arrestohen 3 inspektorë të IQT, të tjerë nën hetim

Tre inspektorë të Inspektoriatit Qendror Teknik janë arrestuar me urdhër të prokurorisë të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Hetimet kanë nisur pas referimeve të  Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pasi dyshonte se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

“Për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj drejtori kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë  hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit,  me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve,  që varjojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te konstatuara”, sqarohet në njoftimin e prokurorisë.

Të arrestuarit janë Sandër  Prenga,  Dorjan Flamuraj dhe Alton Kasembi ndërkohë vijojnë hetimet edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button