Kronika

Apeli shtyn vendimin për ndërtimin tek diga e Liqenit, dorëhiqet një gjyqtare

Gjykata Administrative Apelit pasi është njohur me kërkesat e palëve ka vendosur të shtyjë për në datë 13 maj, vendimin për lejimin ose jo të vijimit të punimeve për ndërtimin e një kompleksi pallatesh tek diga e liqenit.

Siç mësohet, kanë qenë tre kërkesa të paraqitura nga palët në Gjykatën Administrative të Apelit. Fillimisht kompania që po ndërton kompleksin e pallateve kërkon revokimin vendimit të shkallës së për për pezullimin e lejes së ndërtimit. Së dyti, ishte IKMT, që në bazë të vendimit të Komitetit të digave kërkojë ndalimin e plotë të punimeve në zonën poshtë digës së liqenit, me argumentin se rrezikon qendrimin e digës. Së treti, ishte Bashkia e Tiranës, si palë në proçes, që kërkoi ndryshimin e trupës gjyqësore, pasi sipas saj ka konflikt interesi. Sipas Bashkisë anëtarë të trupit gykues kanë njohje shoqërore ose dhe më afër me drejtusin e kompanisë së ndërtimit. Në këtë kuadër, gjyqtarja Alkelina Gazidede dha dorëheqjen, teksa pjesa tjetër e trupit gjykues shtyu vendimin final të çështjes për në orën 9:30 të mëngjesit të së premtes.

Lidhur me këtë vendim, Bashkia e Tiranës organizoi një protestë, ku Kryebashkiaku Erjon Veliaj tha se nëse “togat e zeza nuk bëjnë drejtësi, atëherë ata gjyqtarët do të përballen me drejtësinë e qytetarëve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button