Rajoni

Mali i Zi, në maj shumica e turistëve nga Rusia dhe Serbia

Enti për Statistikat i Malit të Zi (MONSTAT) shpalli sot të dhënat se Malin e Zi në muajin maj e kanë vizituar 104.964 turistë. Mësohet se shumica e tyre janë nga Rusia dhe Serbia.

Jelena Zvizdojeviç, ndihmës drejtoreshë e MONSTAT-it, tha se në muajin maj ka pasur pesë për qind më tepër turistë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2015.

“Nëse analizohet periudha janar – maj i vitit 2016, vërehet një rritje e ardhjes së turistëve prej 7.6 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar. Kur bëhet fjalë për qëndrimet me fjetje të turistëve, janë realizuar 453.314 qëndrime, që është për 3.6 për qind më shumë se në krahasim me vitin 2015”, tha Zvizdojeviç.

“Nga numri i përgjithshëm i turistëve, shumica kanë qenë nga Rusia, 23.6 për qind, më pas nga Serbia 14.3 për qind, Franca 7.9 për qind, BeH-ja 5.9 për qind, Britania e Madhe 5 për qind, Kosova dhe Shqipëria me nga 3.9 për qind”, tha Zvizdojeviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button