Zgjedhjet lokale 2015

Zgjedhjet lokale, hidhet shorti për fletën e votimit për 5 bashki

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për fletët e votimit për 5 bashki, Durrësit, Elbasanit, Fierit Lushnjës dhe Korçës. Sipas shortit kandidati i ASHE njëkohësisht dhe kreu aktual i Bashkisë Vangjush Dako do mbajë numrin 1 ndërsa kandidatja e opozitës Grida Duma do mbajë numrin 2.

Nëdrsa për Bashkinë e Elbasanit kandidati i ASHE-së Qazim Sejdini do mbajë numrin 1 dhe kandidati i opozitës Ardian Turku do mbajë numrin 2.

Për Bashkinë e Fierit kandidati i opozitës Enkelejd Alibeaj do mbajë numrin 1 ndërsa kandidati i ASHE Armando Subashi do mbajë numrin 2. Kandidati i PSD Albert Çaçi do mbajë numrin 3 në fletën e votimit.

Në fletën e votimit për Bashkinë e Lushnjës kandidati i opozitës Daniel Xhindoli do të mbajë numrin 1 ndarësa kandidati i ASHE Fatos Tushe do renditet i dyti. Në fletën e votimit për Bashkinë e Korçës kandidati i djathtë Gjergji Mero do mbajë numrin një ndërsa kandidati i ASHE Sotiraq Filo do mbajë numrin dy.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button