☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.18 ▼0.33%
ARI 4,178 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,256 ▲ +0.8% ETH $2,443 ▲ +1.01% XRP $1.3344 ▲ +0.29% SOL $105.4500 ▲ +1.23%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.18 ▼0.33 % ARI 4,178 ▲0.19 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.18 ▼0.33 % ARI 4,178 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
16 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

NATO-ja, thirrje për qetësi në Maqedoni

BiSekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot se aleanca po i ndjek nga afër ngjarjet në Maqedoni dhe bëri thirrje për qetësi. Ndërkohë, protestuesit e opozitës ngritën çadra sot para parlamentit në Shkup pasi dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në një protestë kundër qeverisë dje  dhe sot në mbrëmje pritet të organizohet një protestë në mbështetje të qeverisë.  Maqedonia përballet me një prej krizave më të thella politike që nga shpallja e pavarësisë nga Jugosllavia në vitin 1991.

Zoti Stoltenberg tha se alaeanca po i ndjek me vëmendje zhvillimet në Maqedoni. “Maqedonia është një vend që aspiron anëtarësimin më NATO dhe se për këtë arsye ne kemi një marrëdhënie të ngushtë me të”. Zoti Stoltenberg, foli gjatë një takimi të ministrave të jashtëm dhe të brendshëm të Bashkimit Evropian në Bruksel,  një ditë pasi një tubim anti-qeveritar tërhoqi dhjetra mijëra protestues në Shkup, që valëvisnin flamuj maqedonas dhe shqiptarë në një shenjë uniteti etnik kundër një qeverie që është tronditur prej publikimit të bisedave të përgjuara.

“Besoj thellësisht se demonstratat paqësore janë pjesë e shoqërisë demokratike. E rëndësishme është që të mos ketë më dhunë, të sigurohemi për zhvillimin e institucioneve demokratike dhe që të zbatohet plotësisht shteti ligjor dhe që të shmangim shkallëzimin e krizës dhe konfliktin në Maqedoni”.

Kriza që ka tronditur qeverisjen konservatore nëntë vjeçare të Nikola Gruevskit, është më e rënda që kur diplomacia perëndimore shmangu një luftë të përgjithshme civile pas kryengritjeve në vitin 2001, duke i premtuar Maqedonisë integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Por mosmarrëveshja për emrin me Greqinë, e ka frenuar këtë integrim dhe gjatë kësaj kohe kritikët thonë se zoti Gruevski ka anuar edhe më shumë nga e djathta, duke nxitur nacionalizmin dhe monopolizuar pushtetin në koalicion me BDI-në e drejtuar nga Ali Ahmeti.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.