Kronika e zeze

Londër, goditet për vdekje me thikë 22-vjeçari shqiptar

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Londër pasi u godit me thikë.

Një zëdhënës i policisë Metropolitane i tha Top Channel se ka mbetur i vdekur Emiliano Hasanpapaj.

Shqiptari 22 vjeç u godit tek sa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën Berkshire Gardens, Palmers Green, mbrëmjen e 11 Korrikut.

Rreth orës 23:50 i riu shqiptarë u  dërgua në një spital të Londrës por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.

Ai humbi jetën nga plagët e shkaktuara prej goditjes me thikë.

Një 24 vjecar i arrestuar nën dyshimin për vrasje  është lënë i lirë me kusht nën hetim policor  për këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button