Ekonomia

Rindërtohet ujësjellësi në Gruemirë, Rama: Sollëm ujin e pijshëm pas 40 vitesh mungesë

Rindërtimi i ujësjellësit në Gruemirë, në Shkodër, i ka krijuar mundësinë mijëra banorëve nga Malësia e Madhe deri në Komunën Rrethina, që të arrijnë të furnizohen me ujë të pijshëm në 24 orë. Kryeministri Edi Rama, është shprehur se ky investim i qeverisë shqiptare është më rëndësi, pasi u sjell banorëve të kësaj zonë një shërbim të munguar prej vitesh.

“Më në fund pas 40 vjetësh, pa asnjë investim në këtë rrënojë që praktikisht i ka penguar 1/3 e banorëve të Malësisë së Madhe që të kenë ujë të pijshëm, ne mund të ndërhynim. Dhe, ne kemi ndërhyrë, duke bërë që sot situata të jetë komplet e përmbysur dhe ne t’ia dalim që sot jo vetëm të çojmë ujë në shtëpitë e gjithë banorëve të kësaj zone që deri dje vuante për ujë, por t’ia dalim edhe që të themi pa merak se në sezonin turistik që nis Velipoja, që kurrë s’e ka menduar se do të vinte kjo ditë, të ketë furnizim të plotë me ujë të pijshëm”, tha kryeministri Rama.

Drejtori i Ujësjellësit të Gruemirës, Flaurs Shoshi, që është drejtues prej 9 vitesh në këtë ndërmarrje, informoi se me ndërhyrjet e bëra, situata e furnizimi me ujë të pijshëm është përmirësuar ndjeshëm, edhe për komunat që për vite të tëra vuanin mungesën e ujit, përfshirë këtu edhe zonën turistike të Velipojës. Sasia e ujit me të cilën furnizohen banorët është 8-fishuar.

Kryeministri theksoi se për të realizuar vepra të tilla, në shërbim të qytetarëve është shumë e rëndësishme që të forcohet marrëdhënia mes qeverisë dhe pushtetit vendor.

Sipas kreut të qeverisë, reforma për sistemin e ujit e hartuar me ekspertizën me të më vendase dhe të huaj është drejt përfundimit dhe së shpejti do të bëhet realitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button