Kronika

Shoferi i dehur i autobusit përplas disa mjete të parkuara

Drejtonte autobusin i dehur, humb kontrollin dhe përplaset me disa automjete të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan dhe policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Theodhor Leku, 59 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi duke drejtuar mjetin autobus tip “Reno” me targa AA 283 KZ, në rrugën “17 Marsi” ka përplasur mjetet e parkuara duke u shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë provës së alkool-test u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button