Rajoni

Bullgaria dhe Rusia shqyrtuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit

Mundësi për shtimin e këmbimit të mallrave dhe zhvillimin e lidhjeve ekonomike midis Bullgarisë dhe Rusisë u shqyrtuan në qytetin Varna në takimin e komisionit ndërqeveritar bullgaro-rus për një bashkëpunim ekonomik dhe tekniko-shkencor. Bullgaria qe e prezantuar nga ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova dhe zëvendës ministrja e ekonomisë  Daniella Vezieva, Rusia-nga zëvendës-ministri i parë i drejtësisë Sergjej Gerasimov. “Ne jemi të interesuar të rivendosim vëllimet e bashkëpunimit bilateral ekonomik dhe pjesërisht këmbimin e mallrave me Rusinë”, shënoi zëvendës-ministrja Vezieva. Ajo vuri në dukje se, Bullgaria është e shqetësuar nga ulja në tregtinë bilaterale. “Do të donim të rivendosen sasitë e prodhimeve bullgare, të njohura mirë në tregun rus, si medikamente, pajisje për ndërtimin, artikuj të armaturës, pjesë për automobilat, parfumeri, kozmetikë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button