Rajoni

Serbia skandalizohet nga një atlas që e “njeh” shtetin e Kosovës

Një atlas gjeografik për fëmijë, botimi më i ri i Shtëpisë Botuese “Vulkan”, e ka terrorizuar opinionin serb.

Qytetarët serbë, sidomos nacionalistët, janë tronditur nga fakti se fëmijët e tyre po mësojnë nga ky atlas që e paraqet Kosovën si shtet të pavarur. Madje, harta gjeografike nuk është i vetmi shqetësim për prindërit serbë. Është edhe emri i Kosovës. Në atlas përdoret emërtimi “Kosovo”, siç e njohin Kosovën shumë vende të OKB-së, dhe jo me emërtimin “Kosovo i Metohija”, siç përdoret nga qarqet ekstremiste në Serbi.

Mediet serbe kanë shkruar për këtë atlas, duke e cilësuar atë si akt “skandaloz” të shtëpisë botuese “Vulkan”.  Disa prej tyre bëjnë thirrje për ndalimin e përdorimit të këtij atlasi.

“Libri që e përmban këtë hartë duhen ndaluar të shitet, sepse Kosova është pasqyruar e shkëputur nga Serbia”, citon Top Channel.

“Ministria e Arsimit duhet t’i kontrollojë librat që janë në kundërshtim me Kushtetutën tonë, të paktën nga sa thonë ekspertët”, thuhet në njërën prej të përditshmeve serbe.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia ballafaqohet me problemin e hartave.

Para disa vjetësh, në Serbi ishte shpërndarë një atlas tjetër, me hartën e Serbisë pa Kosovën si pjesë të saj. “Atlasi im ekologjik”, i shtypur nga “Gazeta zyrtare”, me porosi të Ministrisë së Arsimit të Serbisë, ishte cilësuar si një mjet mësimor “skandaloz”.

Autore e atlasit, i cili ishte dhuratë e Ministrisë për Mbrojtjen e Ambientit Jetësor, ishte Izabela Nikolaci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button