Ekonomia

Investimet publike 4.7 % e PBB, realizimi larg objektivave

Planifikimi i investimeve publike është i ulët në krahasim me nevojat që ka vendi yne, si dhe me “rekomandimet” që jep BB për nivelin e tyre për vendet në zhvillim.

Investimet publike të planifikuara në buxhetet e shtetit gjatë viteve të fundit nuk e kanë kapur nivelin 5 %. Edhe pse për vitin e ardhshëm planifikimi është në masën 4.9% e PBB ose 74.4 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe Fondin e Zhvillimit Rajonal prej 9.5 miliardë lekë dhe mbështetjen për Sektorin e energjisë 3 miliardë lekë).

Por po të “zhveshim” mbështetjen për energjinë, investimet publike do të zbrisnin në 71.4 miliardë lekë, ose 4.7 % e PBB. Por edhe pse investimet publike nuk janë në nivele të larta, prej vitesh vazhdon e njëjta “odise” e tyre, duke mos u realizuar plotësisht.

Për dy vite me rradhe qeveria arrtiti të përdorë si instrument financiar edhe letër kreditë, për të bërë të mundur realizimin e investimeve “në letër”. Kjo ka sjellë që shume invetime të planifikuara në fusha si infrastrukturë, arsim apo shëndetësi tu mungojnë qytetarëve “fizikisht”.

Referuar relacionit që shoqëron p/buxhetin e vitit të ardhshëm në planifikimin e investimeve janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Përparësi financimi  do të kenë projektet në vazhdim për të cilat janë ndjekur disa  kritere si (tabele):

• Prioritetet e Programit të Qeverisë për periudhën 2013 – 2017;

• Prioritetet e integrimit europian;

• Projektet në vazhdim.

• Mbështetja me kosto lokale dhe TVSH për projektet me financim të huaj;

Për vitin 2017 janë planifikuar 46.2 miliardë lekë financim i brendshëm dhe 27.2 miliardë lekë financim i huaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button