Kronika

Durrës, eksploziv makinës së biznesmenit kuksian, kishte precedentë të mëparshëm penalë

Një automjet ka shpërthyer me eksploziv mëngjesin e sotëm pranë Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, ku një automjet tip Benz ngjyrë gri me targë AA 765 FN i cili ka qenë në ecje e sipër nga Durrësi në drejtim të Shkëmbit të Kavajës ka shpërthyer në flakë.

shperthimNga shpërthimi ka mbetur i plagosur biznesmeni Ardian Trota, 45 vjeç, nga Kukësi. Trota është person me precedentë të mëparshëm penalë. 45-vjeçari ka qenë edhe 2 herë të tjera objekt i atentateve, një herë në Kukës ne qershor te vitit 2013 ku Trota se bashku me 2 miq te tij jane sulmuar me arme ne karburantin ne pronesi te tij, ku ka mbetur i plagosur dhe më pas në Tiranë, nga ka mundur të shpëtojë pa pësuar gjë. Nga shpërthimi i sotëm, i cili dyshohet se eshte bere permes lendes eksplozive tritol, Trota ka marre plage te shumta ne fytyre, pasi mendohet se eksplozivi eshte vendosur ne pjesen e motorit dhe eshte shperthyer ne menyre te telekomanduar. I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit ku po i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet duke nisur nga konfliktet e mëparshme ku ka qenë i përfshire 45-vjeçari, pasi pista kryesore mbetetet ajo e hakmarrjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button