Kronika

Operacioni “Velçani”, arrestohen dhe dy të tjerë

Policia e Korçës ka vënë në pranga dhe dy persona të tjerë të lidhur me drogën të sekuestruar në Velçan një ditë më parë. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë arrestuar Mikel Çyçllari, 21 vjeç nga Porodina dhe Mirsen Zaçellari, 26 vjeç nga Durrësi.

Ndërkaq janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë, G.L., 38 vjeç dhe Xh.S., 18 vjeç si të implikuar në këtë trafik droge. Një ditë më parë u sekuestrua një sasi prej 700 kg kanabis sativa, dhe u arrestua Kristjan Tota nga Tepelena.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button