Kronika

Tjetër rrjet prostitucioni në kryeqytet, 4 në pranga, mes tyre dy femra

Një tjetër rrjet prostitucioni  është zbuluar sot në kryeqytet, ndërsa në pranga ranë katër persona, mes tyre dy femra.

Më datë 16.06.2017, Specialistët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Real”, në kuadër të të cilit kanë arrestuar në flagrancë të shtetasve:

  1. P. J., 62 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114/2)
  2. T. Th, 50 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 114/2)
  3. B. D., 52 vjeç, banues në Prishtinë – Kosovë (Neni 113)
  4. E. P., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët e këtij Seksioni është arritur të identifikohet dhe goditet kjo veprimtari kriminale.

Shtetasja T. TH., prej disa kohesh, me anë të mashtrimit joshte vajza të reja duke u ofruar atyre para dhe sende te tjera me vlerë dhe më pas i shfrytëzonte ato për prostitucion duke i dërguar në hotele të ndryshme në periferitë e Tiranës.

Ketë aktivitet te kundraligjshëm e kryente në bashkëpunim me shtetasin P. J.
Ky i fundit pasi vihej në dijeni nga shtetasja T.TH., bënte transportin e vajzave në drejtim të klientëve të tyre me makine.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
– 9 aparate telefonik
– 2 automjete

Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale,
“Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button