Teknologji

iPad Mini 3 me Retina do të zbulohet këtë javë

ipad-mini-3-me-retina-do-t-euml-zbulohet-k-euml-t-euml-jav-euml_hdApple do ta mbajnë ngjarjen mediale për prezantimin e modeleve të reja të iPad, të enjten më 16 tetor, dhe në këtë aktivitet pritet ta zbulojë iPad Air 2, dhe iPad Mini 3, sipas të gjitha gjasave.

Informacionet e publikuara për modelin e ri të iPad Mini 3 me ekranin Retina kanë qenë më të mangëta në krahasim me iPad Air 2.

Sipas një raporti, Apple do ta prezantojë iPad Mini 3 me Retina në këtë ngjarje mediale, dhe ky model do të jetë gjenerata e dytë e iPad Mini me ekranin Retina dhe modeli i tretë i linjës iPad Mini.

Pajisja është përfolur thuhet se ka për të ardhur me sensorin e gjurmëve për gisht, TouchID dhe Apple Pay, ndërsa ndër të tjera do të sjell edhe Apple iOS 8.1.

Dje gjatë ditës gjithashtu është thënë edhe se iPad Air 2 do të vijë me procesorin e ri të Apple, A8X, i cili pritej të debutante në modelin e ri të iPad, përkatësisht iPad Pro me ekranin prej 12.9 inç.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse iPad Mini 3 do të vijë me të njëjtin procesor ose me Apple A8 që filloi në iPhone 6.
Apple do ti prezantojë edhe mbështjellësit e rinj Smart Covers dhe Smart Cases për iPad Mini 3 dhe iPad Air 2.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button