Ekonomia

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit ; Ahmetaj, mbeshtesim iniciativa që promovojnë turizmin

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016”, çeli të premten siparin në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, organizuar nga Unioni Turistik Shqiptar, Albexpo Group, dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, i pranishëm në ceremoninë e hapjes shprehu mbështetjen e Qeverisë në përkrahjen e iniciativave të tilla që kanë ndikim në zhvillimin e turizmit shqiptar dhe të ekonomisë së vendit, si dhe në promovimin e vlerave dhe traditës atraktive turistike shqiptare për vizitorët e huaj.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Tirana 2016” ka si qëllim kryesor promovimin e bashkëpunimin rajonal për Turizmin e Ballkanit Perëndimor dhe të tërheqë sa më shumë turiste e investitorë me synim rritjen e të ardhurave nga turizmi si edhe rritjen e numrit të vizitorëve. Pjesëmarrës në Panairi do të jenë operatorë të rëndësishëm të turizmit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Turqia dhe Maqedonia.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit, do të qëndrojë i hapur nga datat 5-6 Shkurt 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button