Kronika

Tragjike, banesa në Babrru përfshihet nga flakët, humb jetën 2-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Babrru, ku një fëmijë vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.

Rasti u regjistrua rreth orës 08:35, në lagjen Shpat.

Në banesë gjatë momentit të rënies së zjarrit ndodheshin dy fëmijë të mitur.

Për pasojë njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa ende nuk është identifikuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 dhe forcat Zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen shpëtimin e fëmijës tjetër.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave se si ka rënë zjarri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button