Ekonomia

Grupmosha 15-64 vjec më e kërkuar në tregun e punës

Shkalla më e lartë e punësimit në Shqipëri në 3-mujorin e dytë i përket grupmoshës 15-64 vjec me 52,7%, ndërsa 63,7 % e popullsisë e kesaj moshe është aktive në tregun e punës, e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Krahasuar me tremujorin e dytë 2014 për këtë grupmoshe, numri i të punësuarve është rritur me 42.601 persona, ndërsa humbën punën 4.075 persona.
Nivelin më të lartë të papunësisë e zë grupmosha 15-29 vjec, me 34,2% ndaj totalit.
Gjatë tremujorit të dytë numri i të punësuarve të moshës 15-64 vjeç është 1.048.908 persona, ndërsa të papunët kapin numrin prej 220.162 persona, ku femrat rezultojnë më të diskriminuara në punësim.
Sipas Anketës së Forcave të Punës, botuar nga INSTAT, në 3-mujorin e dytë shkalla e papaunësisë për popullsinë e moshës 15-64 vjeç është 17,3 %. Vërehet se shkalla e punësimit për meshkujt është 15,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat.
Krahasuar me tremujorin e dytë 2014 për popullsinë 15-64 vjeç, numri i personave në moshë 15-64 vjeç jashtë tregut të punës ra me 47.473 persona.
Vërehet se më të kërkuar në tregun e punës mbeten meshkjut, pasi shkalla e papunësisë për femrat në 3-mujorin e dytë 2015 u rrit me 2,5 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt ka rënë me 2,3 pikë përqindje.
Krahasuar me tremujorin e parë 2015 për popullsinë 15-64 vjeç, vërehet se numri i të punësuarve është rritur me 9.363 persona, i personave të papunë u rrit me 2.515, ndërsa numri i personave jashtë tregut të punës është ulur me 14.803. Ndërsa shkalla e papunësisë ra me 0,2 pikë përqindje për meshkujt, ajo rezulton e rritur me 0,4 pikë përqindje për femrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button