Kronika

“Antimafia”, sekuestro preventive pasurive të biznesmenit Gjokaj në Durrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar konfiskimin e një seri asetesh në Durrës, të një shtetasi të akuzuar për përfitime përmes aktiviteteve të paligjshme.
Sipas një njoftimi për shtyp të organit të akuzës së qytetit bregdetar, hetuesit kanë kërkuar konkretisht konfiskimin e 9 objekteve në cilësinë e pasurive të paluajtshme.
Në to përfshihen komplekse tregtare, godina multifunksionale, sipërfaqe toke, si dhe një shoqëri tregtare, të gjitha në emër të shtetasit Dashamir Gjoka dhe familjarëve të tij.
Sipas njoftimit, Gjoka dyshohet se ka arritur të ngrejë pasurinë në fjalë përmes aktiviteteve kriminale si shfrytëzim prostitucioni dhe trafikut të drogës, të ushtruar në Itali.
Për këtë shtetas pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit ngriti akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe kërkoi aplikimin e ligjit Antimafia ndaj tij.
Fillimisht ndaj Gjokës prokurorët e Krimeve të Rënda kanë vendosur masën sekuestro preventive të pasurive, në kuadër të një hetimit të nisur ndaj tij me leje të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button