Politika

Escobar në Tiranë, takim me Ramën: Kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit për integritet të lartë

Kryeministri Edi Rama ka pritur dhe ka zhvilluar per thuajse një ore takimin me të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë, ka publikuar në rrjetet sociale foto nga takimet e zhvilluar të Escobar me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe udhëheqës të tjerë.

Ambasada amerikan nënvizon se zëvendësndihmëssekretari Escobar ka nënvizuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Escobar do të diskutojë edhe për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri, për përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës.

Të Mërkurën paradite Gabriel Escobar do të takohet me Enkelejd Alibeajn në selinë e re ku ai qëndron përballë Gjykatës Kushtetuese. Zyra e Shtypit në Partinë e Lirisë konfirmon edhe një takim mes Ilir Metës dhe zotit Escobar. Zgjedhjet Lokale, çuarja përpara e marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë përfshi ndihmën amerikane në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, përballë sulmeve kibernetike, janë temat e pritshme diskutimi mes Gabriel Escobar dhe bashkëbiseduesve të tij në Tiranë.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button