Kosova

Ramush Haradinaj: Mos e lejoni defunksionalizimin e shtetit të Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi pak më parë, pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit, se “opozita nuk ka asnjë rrugë përveç që ta pamundësojë futjen në zbatim të marrëveshjeve për Demarkacionin dhe Asociacionin”.

“Nëse këto marrëveshje hyjnë në zbatim tani, atëherë Kosova nuk më nuk do të ketë fuqi as t’i korrigjojë e as t’i shfuqizojë ato”, tha Haradinaj.

Ne, si opozitë, vijoi Haradinaj, nuk do të mund të pajtohemi asnjëherë që kushdoqoftë ta godas kaq rëndë shtetin dhe territorin e Kosovës.

“Isa Mustafa ka gabuar, prandaj ai duhet ta korrigjojë gabimin e tij, sepse kjo është në interes të shtetit ku ai është kryeministër. Prandaj ftoj atë dhe partnerët ndërkombëtarë që ta kuptojnë shqetësimin tonë dhe t’i rishikojnë këto marrëveshje”, theksoi Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vijoi ai, nuk është kundër që serbët, atje ku janë shumicë, ta kenë asociacionin e tyre, por ky asociacion duhet të jetë në përputhje me Planin Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, çdo zgjidhje tjetër, është jo demokratike dhe e papranueshme.

“Sa i përket demarkacionit të kufirit më Malin e Zi, jemi përcaktuar që kufiri të jetë atje ku ka qenë gjithnjë. Nuk e duam tokën e askujt dhe nuk jemi të gatshëm ta falim tokën tonë. Vetëm një zgjidhje e tillë është garancë e një fqinjësie të mirë me Malin e Zi”, shton Haradinaj.

“Keto çështje janë jetike për Kosovën dhe unë i ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, në Kosovë dhe jasht saj, që të vihen në anën e së drejtës, e jo të mbështesin zgjidhje të improvizuara me pasoja të pariparueshme”, përfundon lideri i AAK-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button