Kronika

Letra e Tahirit drejtuar Interpol, reagon ashpër Serbia

Kërkesën e Shqipërisë drejtuar Interpol, për të rishqyrtuar edhe njëherë urdhër – arrestin ndërkombëtar për liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Serbia e sheh si shkelje të sovranitetit nga shteti shqiptar.

Siç raporton KlanKosova, letrën e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç e konsideron ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshme të Serbisë dhe shkelje të sovraniteti të saj nga Shqipëria.

“Kërkesa e Tahirit është një ndërhyrje bruto dhe e papranueshme në sovranitetin e shteti të Serbisë, e cila është anëtare e plotë e Interpolit”, mësohet të jetë shprehur Stefanoviç.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button