Kronika

Një ditë pas lirimit, prokuroria kërkon sërish arrestimin e bosit shqiptar të drogës

Prokuroria e Durrësit ka apeluar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit që liroi nga burgu Alket Hatijan, i cili u arrestua të shtunën me qëllim që të ekstradohej në Itali, aty ku ishte dënuar me 20 vite burg.

Burime të BalkanWeb, konfirmojnë se prokurori i çështjes kishte kërkuar 40 ditë burg për Hatijan deri sa të mbërrinte nga Italia kërkesa për ekstradim, por gjykatësi Petraq Curri e liroi me arsyetimin se nuk kishte prova të mjaftueshme.

Në një situatë të tillë, Prokuroria ka apeluar këtë vendim duke kërkuar përsëri arrestimin e Alket Hatijës, i cili akuzohet për trafik të 340 kg heroinë dhe 200 kg kokainë nga Shqipëria në Itali. I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, Hatija u kap tre ditë më parë nga Policia e Durrësit. Ai jetonte në një vilë bunker në Berat.

Alket Hatija, i konsideruar si “baroni i drogës” nga mediat italiane, është arrestuar në qytetin e Durrësit. 44-vjeçari prej kohësh dërgonte qindra kilogramë heroinë dhe kokainë nga Shqipëria në Itali. Pas informacioneve të marra nga autoritetet e Milanos, policia shqiptare ka mundur të kapë Hatijën që jetonte në një vilë me bunker në Berat dhe ruhej gjatë gjithë kohës nga truproja të armatosura.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button