Kronika

Hashash në vaj ulliri, kapen në Portin e Vlorës 15 kilogramë drogë

Rreth 15 kilogramë lëndë narkotike janë kapur mesditën e sotme nga Policia e Vlorës. Droga u gjet e fshehur në një bidon me vaj ulliri në autobusin që do të imbarkohej në traget për në Itali.

1426513138DROGA-NE-PORT-MPolicia, gjatë kontrollit të automjetit me anë të qenit antidrogë, ka gjetur sasinë e hashashit.

Bidoni me vaj ulliri i ishte dhënë shoferit të autobusit si porosi për një person që jeton në Itali, ndërkohë që shoferi është marrë në pyetje për të zbuluar dërguesin dhe marrësin e sasisë së drogës.

Një tjetër sasi droge është sekuestruar po gjatë ditës së sotme. Në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, me targë KO 7579B, është gjetur 30 kilogramë hashash. Policia e Korçës ka njoftuar se kjo sasi ishte brenda një çante.

Kanabisi u kap në dalje të pikës kufitare të Kapshticës dhe mendohet se destinacioni i tij ishte Greqia.

Policia po punon për identifikimin e zotëruesit të lëndës narkotike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button