Ekonomia

OSHEE në Tiranë investon 7 milionë USD, harta e projekteve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, vijon investimet në kryeqytet, me synim përmirësimin e e situatës së furnizimit me energji elektrike, për një periudhë deri 40-vjeçare.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE, në Tiranë, Klevis Jahaj, inspektoi sot një nga zonat e kryeqytetit, ku po ndërtohet fideri 334 (Unaza e Madhe – ish Fusha e Aviacionit – Laprakë), i cili është drejt përfundimit, më shpejt nga sa parashikohej (nga 8 muaj, në 3 muaj).

Fidri 334 është njëri nga 6 fidrat, që po ndërtohen aktualisht nga OSHEE, si pjesë e projektit me vlerë 7 milionë dollarë për forcimin e N/Stacionit të Selitës, nga ku do të lidhen fidrat dhe prekin gati gjysmën e Tiranës, nga Selita deri në Laprakë, ish Zogu i Zi, “Rruga e Kavajës, etj,.

“Fideri 334 me tension 6 kV që furnizon aktualisht zonën është i amortizuar dhe në disa segmente jashtë kushteve teknike, i mbingarkuar dhe me humbje të larta teknike dhe jo teknike.

Ky projekt zëvendëson linjat e vjetra nga 6 kV në 20 KV”, u shpreh drejtori i OSHEE për Tiranën, z.Jahaj.

Investimi përfshin:

·      Shtrimin e 8.3 km linjë TM prej 20 KV

·      Rikonstruksionin e 10 kabinave

·      Ndërtimin e 18 kabinave të reja

·      Shtrimin e 5 km rrjet të ri Tensioni të Ulët me linjë ABC

Jahaj tha se janë me dhjetra kabina shtyllore/ajore (si ajo që shikoni në krah të kabinës së re), që do të demontohen/hiqen pasi janë jashtë kushteve teknike dhe të rrezikshme, etj.

Projekti i fidrit 334 shtrihet nw disa zona.

Nis nga mbikalimi i Unazës së RE, përgjatë gjithë rrugës “Teodor Keko”, për të vijuar te pallatet “Hauai”, “Karavan”, që shtrihen përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”, një pjesë e Laprakës, dhe përfundon deri te pallatet e “Izraelit”, pra deri në ish-Fushën e Aviacionit, etj.

“Pra, kemi një territor të gjërë ku përfitues janë mbi 120 mijë banorë të qytetit të Tiranës”, deklaroi para mediave drejtori i OSHEE për Tiranën.

Me anë të këtij projekti, i cili shërben për 30 vitet e ardhshme synohet ulja e humbjeve teknike, rritja e standardeve të furnizimit.

Gjithashtu synohet formalizimi i rrjetit të shpërndarjes në një zonë ku me së shumti kabinat janë private dhe shtyllore.

Këto kabina do të zëvendësohen me kabina të reja box në pronësi të kompanisë, brenda të gjitha standardeve teknike

 TIRANA – SHIFRA

Deri më tani për Tiranën, OSHEE ka investuar mbi 20 milionë dollarë, të cilat janë bërë publike, si zonat Bathore-Babrru-Paskuqan, Qyteti Studenti, Vasil Shanto, ish NSHRK-u, Kinostudio, Selita, etj etj

Dhe aktualisht që flasim kemi në zbatim, pra kemi lidhur kontrata dhe po punohet në shumë projekte me vlerë rreth 12 milionë dollarë të tjera.

Deri më tani për Tiranën, kemi ndërtuar dhe shtrirë:

·      Mbi 420 km linjë të tensionit të mesëm dhe të ulët, me kabllo ABC, dhe tension 20 kv, etj

·      Ndërtuar 170 kabina të reja dhe rreth 120 janë rikonstruktuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button